Më datë 03.04.2026 në orën 08:50, në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, tek kryqëzimi për fshatin Grupçin, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria S.B. (26) nga fshati Cerovë. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Ford“ me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar përkohësisht.
Gjithashtu, më datë 04.04.2026 në orën 03:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria M.H. (57) nga fshati Banjicë e Poshtme. Ai drejtonte automjetin „Renault“ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi. Ndaj të dy personave do të ngrihen padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik“.


