Për shkaqe teknike në rrjetin elektrik nesër pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Qendrës, Gazi Babës dhe Karposhit, informojnë nga QRMK Shkup.
Në periudhën nga ora 8:30 deri në 15:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë të rrugës. Partenie Zografski, një pjesë e rrugës Tasino Çeshmiçe dhe një pjesë e rrugës Todor Aleksadrov dhe një pjese e rrugës Perisha Saveliq në Qendër.
Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 12:00 do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës Zheglan nr. 26 me rrethinën në Komunën e Gazi Babës, dhe nga ora 9:00 deri në 13:00 edhe përdoruesit e rrugës Varshavska në Komunën Karposh.