Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Karposh, Çair, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Saraj.
Nga QRMK Shkup kumtuan se nesër prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa energji do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve Pariska dhe Prashka në komunën e Karposhit, prej orës 08:00 deri në orën 11:00 një pjesë e konsumatorëve të rr. Samoillova, rr. Arhiepiskop Angelarij (Todosij Gologanov), rr. Gradishte, rrugët 371 dhe 379 deri tek kisha “Shën Spas” dhe lokalet rreth kafiterisë “Nargile” në komunën e Çairit.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të fshatrave Rashtak dhe Bulaçan në komunën e Gazi Babës, prej orës 09:00 deri në orën 11:00 konsumatorët e rr. Dimo Haxhidimov nr. 15a në komunën e Kisella Vodës, prej orës 11:00 deri në orën 15:00 një pjesë e konsumatorëve të fshatit Krushopek, rajoni Laka në komunën e Sarajit, ndërsa prej orës 10:00 deri në orën 15:00 një pjesë e konsumatorëve të rrugëve Vienska dhe Nobelova në komunën e Karposhit.a