Rinia është forca lëvizëse dhe ndryshuese e një shoqërie, por deri më tani asaj nuk i është dhënë hapësirë e mjaftueshme në skenën politike, kështu mendojnë disa të rinjtë të dëshmuar në profesionin e tyre. Ata thonë se ka edhe shumë për të punuar në këtë drejtim por janë optimist dhe presin që në të ardhmen e afërt gjërat do të ndryshojnë. Ata mendojnë se në zgjedhjet e fundit lokale i është dhënë një hapësirë e caktuar të rinjve sipas tyre me kalimin e kohës të rinjtë do e marrin në dorë politikën e vendit, shkruan Almakos.

“Vetëdija e kulturës politike në këto zgjedhje prapë dëshmojë që fokusi i vendimmarrjes nga të rinjtë për të rinjtë ende nuk ka hapësirën e duhur, nuk pamë as debat mes kryetarëve të forumeve rinore madje shpesh ishin faktor të përçarjes dhe urrejtjes mes kampeve”, tha Rama për Almakos.
Sipas tij ajo që vjen për tu lavdëruar që ka pas emra në lista për këshilltar por kuptohet jo në piedestalin e duhur, por Rama vlerëson se në përgjithësi kemi një rritje tepër të vogël në këtë drejtim.

“Kohëve të fundit në skenën tonë politike kane filluar subjekte të caktuara të vetëdijesohen dhe mendoj që dal ngadalë kanë filluar t’iu japin hapësirë edhe kuadrove te reja siç janë studentet.”, tha Mexhiti për Almakos.
Sipas tij, në këtë drejtim ka edhe shumëçka që duhet rregulluar.
“Jam optimist dhe pres që në vitet e ardhshme të ndryshoj kjo formë e politik bërjes, njëherit pres që të rinjtë t’i kemi aktiv dhe pjesëmarrës edhe në proceset më të rëndësishme qe i kalon vendi ynë”, deklaroi Mexhiti
“Subjektet e reja politike kanë parë rëndësinë e te rinjëve që kanë në një shoqëri dhe kanë bërë më shumë në këtë drejtim, duke i vendosur ata në pozita kyçe si dhe duke i bere pjese direkte të proceseve vendimmarrëse”, përfundoi ai.

“Nga praktikat e mëhershme kemi parë një degradim të kapacitet të rinisë nga aktorët e ndryshëm politik në vend. Rinia është shfrytëzuar si mish për top për interesat e grupeve të caktuara. Kohët e fundit kemi një ndryshim të modelit të funksionimit”, thotë Leka për Almakos.
Sipas tij, rinia brenda partisë shihet si një partner, dhe si e tillë merr “kulaçin” që i takon.
“Zgjedhjet e fundit lokale vërtetuan diçka të tillë, kemi shumë kandidatë për këshilltarë dhe kryetarë komunash që përfaqësojnë rininë brenda dhe jashtë partive. Madje disa prej tyre edhe kanë marrë edhe postet për të cilat konkurruan”, shtoi ai.
Ai beson që në të ardhmen e afërt, shumë nga proceset e rëndësisë në veçanti do të udhëhiqen nga rinia, si një trend global që po ndodh.
Mevludin Imeri
Almakos.com

