Nënkryetari BDI-së Bijar Osmani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj VLEN-it në lidhje me punësimet në institucionet shtetërore.
Sipas Osmanit. këtë vit kemi rënie prej 2 % të punësimeve në të gjithë administratën shtetërore.
Osmani më tutje bën krahasim me qeverisjen e partisë së tij BDI-së ku për çdo vit nga 1500 deri në 2000 shqiptarë janë punësuar në të gjithë Administratën publike. Ndërkaq sot, shkruan Osmani, ka vetëm përjashtime e jo përparime.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
Deklarata propaganduese se “këtë vit janë punësuar më shumë shqiptarë se në vitet më të mira të qeverisjes së BDI-së në 20 vitet e fundit” është e pavërteta më e madhe e vitit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se këtë vit kemi rënien më të madhe të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në dekadat e fundit – një ulje prej gati 2%, që përkthehet në 4.000-5.000 hendek ndaj punësimeve te komunitetit të parë Për krahasim: gjatë qeverisjes sonë, përfaqësimi rritej çdo vit me 1.500-2.000 shqiptarë të punësuar, jo vetëm në një institucion, por në të gjithë administratën publike në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme.
Sot kemi përjashtim, jo përfshirje. Kemi propagandë, jo përparim. Dhe shqiptarët e ndiejnë këtë çdo ditë në raport me shtetin. Statistikat nuk gënjejnë.
Data 20.07.2025
Aktuale
- Mickoski: Po punohet në segmentin rrugor Klimeshtan-Ohër
- Rregullat e reja për turistët në Malagë: Nëna natyrë, respektoje siç duhet!
- Sa do të kushtojë Google Pixel Watch 4? Zbulimi i çmimeve të reja
- Osmani:Rënie historike e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë, me ne në vit punësoheshin 1500-2000 shqiptarë
- Është helmuar kryeministri i Izraelit Netanjahu
- Mustafa kritikon qeverinë: Dëshmimi i pagesës ligjore për shkeljen e Kushtetutës
- (VIDEO) U hapën procedurat për autostradën Shkup-Bllacë, VLEN: I japim fund manipulimeve
- Foshnja katërmuajshe që trondit botën: 10 kilogramë dhe 76 centimetra gjatësi