Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës
për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë, realizoi takim me kolegen e tij Marija Pejçinoviq-Buriq, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane.
Në takim u hapën temat e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, procesi i zgjerimit dhe perspektiva evropiane e rajonit, si dhe mbështetja kroate për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.
Bashkëbiseduesit potencuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, si bazë për realizimin e një bashkëpunimi edhe më të thellë, këmbim, si dhe mbështetje e ndërsjellë ndaj ambicieve politike.
Zëvendëskryeministri Osmani, iu referua perspektivave evropiane të rajonit në kontekst të procesit eurointegrues të Maqedonisë.
Ai ka theksuar, siç thuhet në kumtesë, energjinë e re politike në drejtim të optimizmit evropian, i cili u krijua me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, e të cilën qytetarët e konfirmuan edhe në zgjedhjet
e fundit lokale, duke treguar favorizim të fuqishëm ndaj partive dhe koalicioneve evropiane.
“Ky moment i ri”, theksoi Osmani “siguroi nxitje për Qeverinë për implementimin e reformave të planifikuara, dhe adresim të guximshëm të çështjeve të hapura politike. Presim, që kontribut i ynë të rezultojë edhe me hapa konkret nga ana e Bashkimit Evropian dhe NATO, në drejtim të vizibilitetit të perspektivave tona evropiane dhe euroatlantike. Viti 2018 paraqet vit historik për Republikën e Maqedonisë kur bëhet fjalë për integrimet tona, dhe për këto ambicie tonat, presim mbështetje nga
ana e Kroacisë” theksoi Osmani në takim.
Në agjendën e Zëvendëskryeministrit Osmani gjatë vizitës së tij në Kroaci janë edhe takimet me Nënkryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Zheljko Rajner, me Kryetarët e Komisionit për çështje evropiane, dhe Komisionit për politikë të jashtme pranë Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Domagoj
Ivan Millosheviq dhe Miro Kovaç, ku do të diskutohet rreth bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të proceseve evropiane, si dhe perspektivat evropiane të tërë rajonit.
Në margjinat e vizitës, zëvendëskryeministri Osmani do të ketë edhe fjalën e tij para përfaqësuesve diplomatik në Kroaci, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Zagreb, me temë: Faqe e re për Maqedoninë: 2018 – viti i perspektivës kredibile për zgjerim”.
Data 05.03.2025
Aktuale
- “Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Me Laeartin jam takuar dy herë”, “Kemi punuar një muaj bashkë” – produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme
- Binance lanson “Traders Boot Camp” me një fond shpërblimi prej 1 milion dollarësh
- Omeragiç në Sarajevë takon presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin në një takim regjional
- Izet Mexhiti: Nuk shkova në Budapest për shkak të gripit
- Gashi: Nga 1 prilli, kalimi Kosovë-Maqedoni e Veriut do të bëhet pa ndalesë të dyfishtë
- Avokati Sefa: SPAK-ut i lind e drejta të përgjojë! Ka dyshime se në Gjykatë Kushtetuese ka pasur tentativë nga grupet kriminale…
- Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane
- Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur – ai lë shtëpinë mes lotësh