Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani sot pas vizitës së tij të parë me komisarin e ri për zgjerim, Oliver Varhei ka deklaruar se është i inkurajuar dhe me shpresë të madhe se është i realizueshëm qëllimi për fillim të negociatave për anëtarësim në BE në pranverë, por që për atë nevojitet të sillet ligj për Prokurorinë publike.
“Nuk ka vendim formal të Këshillit në qershor 2018 dhe 2019 se Ligji për Prokurorinë publike është kusht për fillimin e negociatave, megjithatë duket se shtetet anëtare të BE-së janë shumë senzitiv për këtë çështje, ashtuqë pavarësisht që formalisht nuk qëndron si kusht, mendoj se puna do të thyhet tek vendet anëtare me këtë ligj, pra nëse aprovohet, puna do të thyhet për të gjithë që të thonë po”, ka thënë Osmani për MEDIAL pas takimit me Varhein.
Osmani e ka shfrytëzuar mundësinë të thirr të gjithë palët e interesuara në vend të investojnë në gjetjen e konsensusit rreth votimit të këtij ligji.
“Ajo është ligj me dy të tretat, prandaj e përdorë këtë mundësi të ftoj të gjithë të gjendet mënyrë të arrijmë konsensus për këtë çështje. Bisedimet do të fillojnë këtyre ditëve me gjitha palët në shoqëri, afati është deri më 11 shkurt kur shpërndahet Parlamenti”, ka rikujtuar zëvendëskryeministri.
Nga dushi i ftohtë në tetor i BE-së për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministri ka thënë se është i kujdesshëm me prognozat për datën, por mbetet optimist se marrja e datës për fillim të negociatave është i kapshëm në pranverë nëse sillet “ky ligj kritik”, nëse zgjedhjet mbahen në mënyrë të përsosur dhe nëse vazhdohet të zhvillohet “politikë anti-korruptive”.
Sipas Osmanit, deri atëherë BE duhet ta përpunojë edhe “metodologjinë” e re e cila duhet të publikohet deri në fund të janarit, por që nuk ka asnjë detaj në opinion.
“Shpreha dy qëndrime tona. Ajo të vlejë për të gjithë, të mos krijohet Ballkan me dy shpejtësi dhe sektorëve të njëpasnjëshëm, ose të mos mund të hapet sektor i ri, derisa nuk mbyllet ai paraprak, pasi ajo mundet në këtë të pacaktuar të anulojë procesin”, ka deklaruar Osmani.
Sipas tij, euro-komisari për zgjerim konsideron se “kjo metodologji do t’i shpejtojë dhe shkurtojë negociatat dhe do t’i bëjë më të dobishëm për shtetet që negociojnë bile edhe vendet që veçmë negociojnë do të duan të vlejë për ta”.
Mbetet e pasigurt edhe çështja rreth ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që është problematike për disa vende anëtare, si Holanda të cilët konsiderojnë se Shkupi është më i përgatitur se Tirana. Nga ana tjetër, Franca përveç që është kundër fillimit të negociatave tani, kundërshton edhe çdo ndarje, siç ka konfirmuar vetë presidenti francez, Emanuel Makron në Londër.
Për zëvendëskryeministrin Osmani me rëndësi është KE në koordinim me institucionet tjera dhe shtetet anëtare të gjejë zgjidhje për këtë çështje para Samitit të ardhshëm të BE-së në mars që të mos përsëritet skenari i tetorit.
Në takimin me komisarin e ri, siç ka deklaruar Osmani për MEDIAL është bërë fjalë për Ligjin e gjuhëve.
“Jam i kënaqur që qëndrimi është decid se rekomandimet duhet të implementohen përmes planeve konkrete aksionare me qëllim mungesa e kapaciteteve të mos ndikojë në prioritetet tjera shoqërore, veçmas në gjyqësi, por të mund të tejkalohen dhe ky është të menduarit e vërtetë që e ndajmë edhe ne si Qeveri”, ka deklaruar Osmani pas takimit me euro-komisarin Varhei në Bruksel.



