Zv/kryeministri për çështje evropiane konsideron se edhe tek pala maqedonase dhe ajo greke ekziston vullnet për angazhim të mbylljes së kontestit të emrit.
Sipas tij, “dallimet janë në interpretimin e të shkruarës sesa në parimet gjenerale që tregojnë palët në bisedime”.
“Të jemi të kujdesshëm dhe të presim se si do jetë epilogu në orët dhe ditët në vijim”, ka thënë Osmani.