Pas vizitës së djeshme në Bruksel, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani sot do të realizojë takime me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, SH.T. Abaroa Karanza dhe Sh. T. Jacek Stefan Multanovski.
Mes tjerash, ambasadorit të Spanjës, SH.T. Abaroa Karanza, Zëvendëskryeministri do ti ja prezantojë qasjen e re pozitive të Qeverisë lidhur me procesin euro- integrues dhe do të kërkojë mbështetje për Agjendën Aksionare të Qeverisë dhe zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare.
Më vonë, me ambasadorin e Polonisë, Sh.T. Jacek Stefan Multanovski, njëra prej temave të diskutimit do të jetë edhe mbështetja e deritanishme të cilën Republika e Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme e merr nga Republika e Polonisë, si në kuadër të grupit të Vishegradit, ashtu edhe në kuadër të Bashkimit Evropian dhe mundësia për thellimin e së njëjtës.
Nga të dy ambasadorët, Zëvendëskryeministri Osmani do të kërkojë mbështetje për sigurimin e hapave të sigurt nga ana e Bashkimit Evropian, të cilët në këtë moment do të paraqesin impuls të rëndësishëm, të proceseve euro-integruese në Republikën e Maqedonisë.
Këto vizita paraqesin pjesë të një sërë takimesh të cilat Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës, Bujar Osmani, në mënyrë të vazhdueshme i realizon gjatë kësaj periudhe me përfaqësuesit ndërkombëtar që vinë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Këto takime kanë qëllim të sigurojnë hapa konkrete nga Bashkimi Evropian drejt përshpejtimit të procesit euro-integrues të vendit.