Ministri i Jashtëm, njëkohësisht edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani nuk ndjehet i rrezikuar nëse pas mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të BDI-së nuk do të mbajë postin e shefit të diplomacisë në qeveri. Osmani përdori një fjali të kreut të tyre Ahmeti ku tha se ai nuk është funksionar, por misionar.
“Unë jam politikan profesional që karrierën nuk e ka pasur vetëm në Qeveri. Kur nuk kam qenë në Qeveri, kam qenë në parti ashtu që siç thotë Ahmeti, unë jam misionar, nuk jam funksionar dhe këto platforma për mua janë vetëm një mënyrë për të shprehur misionin tim. A do ta bëj atë si zëdhënës apo si ministër, në fakt është një ide e vetme dhe në thelb ne punojmë për idenë”- deklaroi Bujar Osmani, Ministër I Jashtëm.
Më 15 tetor BDI do të mbajë Këshillin e Përgjithshëm të partisë në të cilën do të formohen organet e partisë, të cilat nuk janë formuar për shkak të pandemisë me Covid-19, shkak kjo që ngriti edhe pakënaqësitë të “grupi i zjarrit”. Osmani tha se BDI është parti e madhe dhe e pjekur ku pakënaqësitë manifestohen në organet e partisë pastaj sillen vendime adekuate.
“Është vendosur që debati nga opinioni të transferohet në trupat partiake dhe kjo do të ndodh më 15 tetor. Atëherë do të formohen organet partiake ku edhe do të vazhdojë ky debat. Kjo është edhe një dëshmi për lirinë demokratike në parti që gjithkush t’i shpreh mendimet e tij”- tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Të shtunën e ardhshme Këshilli i Përgjithshëm i cili sipas statutit të partisë numëron 75 anëtarë do të duhet të zgjedh kryesinë e partisë. Kryesia ashtu siç paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas analizës së zhvillimeve politike në vend merr kohën e duhur për të zgjedhur organet e partisë, përfshi sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarin organizativ të cilët i propozon kreu i partisë ndërsa zgjidhen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.