Qeveria në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në çështjen e emrit me qëllim të përshpejtimit të euro-integrimeve, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
Ai theksoi se edhe vizitat e tij sot në Berlin dhe këtë muaj në Athinë, si dhe vizita e paparalajmëruar e shefit të diplomacisë greke Koxias në Maqedoni në fund të muajit, janë në këtë drejtim.
“Kjo çështje tanimë po bëhet prioritet i Qeverisë. Ne përfunduam dy çështje madhore – çështjen e gjuhës dhe marrëveshjen me Bullgarinë.Tani kemi energji të përqendrohemi në çështjen e emrit.
Presim që në këtë rrugë të kemi më shumë miq dhe për këtë është i gjithë aktiviteti i kësaj Qeverie në komunikim me të gjithë shtetet, por edhe me fqinjin tonë jugor dhe me fqinjët e tjerë. Ta shfrytëzojmë këtë klimë pozitive që është në vend, në rajon, në Bruksel, në vendet anëtare të BE-së, t’i mbyllim çështjet dhe të bëjmë shkelje esenciale në drejtim të euro-integrimeve”, tha Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para takimit të sotëm me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Duke e pasur parasysh kryesimin e Bullgarisë me BE-në e cila fillon më 1 janar, ai theksoi se në takimet me ministren bullgare të Punëve të Jashtme tanimë është biseduar për atë që Sofja të organizojë takim me vendet miqësore të Maqedonisë dhe të ambasadorëve në BE ku vendi do t’i
prezantonte planet e tij për reforma.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë tre vendet të cilët do të kryesojnë me BE-në në tre ciklet e ardhshme, duke filluar nga Bullgaria, Austria dhe Rumania, kanë interes në rajon dhe dëshirojnë që ai të mos mbetet ‘gropë e zezë’ në BE dhe NATO dhe do ta ngrenë lart në agjendën e kryesimit të
tyre. Për ne është shumë e rëndësishme që ta shfrytëzojmë këtë moment kur përqendrimi i BE-së do të kthehet dhe të porosisim. Nëse ne bëjmë dorëzime kuptohet se edhe BE-ja do të bëjë dorëzime”, tha Osmani.
Lidhur me zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese të parapara me Planin 3-6-9 ai shprehur kënaqësi nga dinamika e realizimit të tij edhe krahas bllokimit të punës së Kuvendit, për shkak se, thotë, ato nuk përfshijnë ndryshime të ligjeve as zgjidhje sistematike por janë masa me të cilat përcaktohen drejtimet se si do të lëvizin reformat.
“Në muajin e parë janë realizuar një e treta e masave, për disa ditë do të dalim me të dhënat për gjysmën e periudhës nga tre muaj. Ne jemi të kënaqur nga dinamika, nga ajo se si reagojnë institucionet e tjera të cilët janë të pavarur nga Qeveria, ndërsa të cilët kanë kompetenca të caktuara
në pjesën e zbatimit të masave dhe me të gjithë ato si Sekretariat kishim takime koordinuese dhe çdo ditë promovojmë nga një masë”, tha Osmani.
Përndryshe, Strategjia për zgjerim të BE-së, marrëdhëniet e mira fqinjësore, Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi rajonal i cili del nga ai, shfrytëzimi më efikas i fondeve IPA, këmbimi i informatave nga
interesi i përbashkët dhe bashkëpunimi ndërkufitar janë temat e mëngjesit të sotëm të punës në të cilin do të bisedojnë zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe ambasadorët e rajonit.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Raportuesi i Parlamentit Evropian Tomas Vajc takime në Kuvendin e Maqedonisë
- LSDM-ja do t’i dorëzojë dokumente kryeministrit Mickoski për punën e Mexhitit
- Në Maqedoni rreth 4000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur
- Pronari nga Tetova, për 10 vjet ka shmangur tatimet – Policia Financiare ka ngritur padi penale
- Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB
- Qeveria shqyrton propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski
- Arbana Osmani si rrallë herë hap zemrën, tregon se kush po i mungon
- Mot i shkëlqyer në Kosovë: Temperatura në rritje dhe ditë të bukura