“Plani 3-6-9 për momentin paraqet një tërësi, ku janë të përfshira të gjitha rekomandimet, gjetjet dhe sugjerimet të cilat vijnë nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi Osmani.
Në prani të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe Ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, Ministrit të Drejtësisë, Biljen Saliji, si dhe Ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, Zëvendëskryeministri Osmani referoi për pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, të Planit për reforma 3-6-9. Ai i theksoi raportet e Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut, Greko, raportet e grupit të lartë të ekspertëve të udhëhequr prej Rajnhard Pribe, si dhe raportet tjera relevante, si një pjesë kryesore gjatë krijimi të Planit 3-6-9. “Tërësia e Planit 3-6-9 ka për qëllim, pas implementimi të tij, i njëjti të mos vazhdojë me pjesë të re 12, por me vendim për fillimin e negociatave”, theksoi Osmani, transmeton Gazeta Express.
Në prani të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe Ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, Ministrit të Drejtësisë, Biljen Saliji, si dhe Ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, Zëvendëskryeministri Osmani referoi për pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, të Planit për reforma 3-6-9.