Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë përgjegjës
për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kroacisë, realizoi takime me përfaqësues të lartë politik të Parlamentit Kroat, mes të cilëve me nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Zheljko Rajner, me nënkryetarët e Komisionit për çështje evropiane dhe Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq dhe Miro Kovaç, ku u hap tema e bashkëpunimit mes dy parlamenteve, bashkëpunimi rajonal i
vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit evropian, si dhe perspektivat evropiane të tërë rajonit.
Zëvendëskryeministri Osmani, siç njofton Sekretariati për çështje evropiane në takime, potencoi frymën e re politike në Republikën e Maqedonisë, e cila përmban optimizëm evropian dhe e cilaështë zgjeruar në tërë rajonin, por edhe tek vendet anëtare të Unionit.
“Me të shumtën e bashkëbiseduesve u këmbyen mendime rreth sfidave me të cilat ballafaqohet rajoni, mënyra se si të sigurohet kredibilitet i perspektivave evropiane, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Në takime, u diskutua edhe për ballafaqimin me sfidat evropiane, siç janë lajmet e rrejshme, rritja e populizmit radikal, nacionalizimit, ndikimit gjeopolitik nga Lindja, sfidat e krizës së
migrantëve etj”, qëndron në kumtesë.
Në takim ui konstatua se të gjitha sfidat rajonale dhe evropiane të Ballkanit, duhet të zgjidhen duke u bazuar në vlerat evropiane, dhe përmes përforcimit të perspektivave evropiane të rajonit, si dhe
përmes ruajtjes së kredibilitetit të procesit të zgjerimit.
“Vetëm perspektivat kredibile evropiane dhe euroatlantike të Ballkanit mund tu japin fund sfidave rajonale”, theksoi Osmani.
Në kuadër të vizitës në Kroaci, Osmani realizoi takim edhe me homologen e tij Marija PejçinoviqBuriq, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministre për punë të jashtme dhe çështje evropiane, e në margjinat e vizitës, Osmani kishte edhe fjalën e tij para përfaqësuesve
diplomatik në Kroaci, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Zagreb, me temë: “Faqe re për Maqedoninë: 2018 – viti i perspektivës kredibile për zgjerim”.
Data 19.09.2025
Aktuale
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it