Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump për të përfaqësuar liderin e BDI-së Ali Ahmetin ka paralajmëruar nga Uashingtoni qeverinë e re në Maqedoni.
Sipas Osmanit në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës nga Uashingtoni thotë se BDI-ja është faktori kyç për qeverinë e ardhshme, ku u krijua një koncezus brenda shqiptarë që të ketë një platformë me partitë shqiptare për çështjet kryesore të shqiptarëve, përcjell TetovaSot.
Osamni gjithashtu thotë se bisedimet kanë filluar edhe me partinë fituese në kampin maqedonas VMRO-në
“Bisedimet kanë filluar edhe me partinë fituese për të formuar qeverinë e re, ekzistojnë dilema në partinë tonë se çfarë rruge duhet të zgjedhim, ku ne kemi futur në tavolinë pesë opsione, ku njëra është që të bëjmë koalicione me partinë fituese në kampin maqedonas, është një parim shumë i rëndësishëm që e kemi nënshkruar me marrëveshje edhe nga SHBA-ja, fituesi te pala maqedone formon qeveri me fituesin te pala shqiptare dhe në këtë mënyrë respektohet vullneti i dy komuniteteve shumicë në Maqedoni” u shpreh Osmani nga Uashingtoni për Zërin e Amerikës.
Në fund zëdhënësi Bujar Osmani nuk pranon se Ali Ahmeti e ka dërguar për të marë qëndrimet e administrates se re amerikane.