Në Maqedoninë e Veriut synojmë të ndërtojmë shoqëri të përsosur sa i përket raportit tw shtetit ndaj të gjitha komuniteteve, pavarësisht nga numri i tyre. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, sot iu drejtua anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në Bruksel, në agjendë të të cilit ishte procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Duke iu përgjigjur eurodeputetëve bullgarë Angel Xhambaski dhe Andrej Kovaçev, Osmani theksoi se na duhet një mjedis në të cilin shteti nuk do të provokohet. Ambient në të cilin nuk do të ketë politikanë që do të vijnë në Shkup dhe do të mohojnë identitetin, gjuhën. Osmani theksoi se kjo ka krijuar një atmosferë që të mos vazhdohet në rrugën që është përcaktuar. “Ne nuk kemi nevojë për politikanë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në fqinjësinë tonë, të cilët do të provokojnë apo përdorin këto shtylla të Maqedonisë së Veriut euroatlantike në kurriz të politikës ditore. Fatkeqësisht, një gjë të tillë e kemi parë deri më tani. Politikanë që provokonin vazhdimisht publikun sa ishte ende i traumatizuar, ndërsa ishte ende nën emocione, i nevrikosur për të bërë më shumë ndonjë pikë politike. Këtu po jap edhe një herë dorën time se në Maqedoninë e Veriut kemi për qëllim ndërtimin e një shoqërie të përsosur si qëndrim i shtetit ndaj të gjitha komuniteteve pavarësisht nga numri i tyre. Dhe komuniteti bullgar, i cili në regjistrimin e fundit ka treguar se janë 3500. “Absolutisht, madhësia nuk do të jetë dallim për ne sa i përket qëndrimit të shtetit ndaj komuniteteve”, tha Osmani, transmeton MIA.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Lehtësira për udhëtarët: Të gjitha pikat kufitare në Kosovë të hapura pa pritje
- Vlenizmi i Hiseve të Kazinove (Pjesa VII) – ASH: Projektligj pa asnjë mbrojtje për minorenët, por vetëm për oligarkët e bixhozit
- BDI denoncon përjashtimin e shqiptarëve nga Ministria e Bujqësisë: Rezultati 10 me 0 është alarmant
- Wimbledon/ Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev
- VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni janë trashëgimia e BDI-së
- I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar
- Hoxha: Në Strugë nuk ka garë për të parin e qytetit figura e Mendi Qyres është unifikuese dhe fituese
- Haziri: S’mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba