Zëdhënësi i BDIsë, Bujar Osmani në emisionin “Fol Tash'” në TV Koha ka folur për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë duke thënë se BDI do të jetë në qeverinë e re me LSDMnë dhe Aleancën për shqiptarët.
Osmani gjatë emisionit ka refuzuar ta quajë Lëvizjen Besa si parti shqiptare duke i quajtur të dyshimtë. Zëdhënësi i BDI-së ka thënë se partia e tij do të ketë qendrim më të fortë në qeverinë e re ku do të kërkojë zbatimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.
Osmani gjithashtu në “Fol Tash” ka folur edhe për rastet e montuara për të cilët në pyetjen e moderatorit se pse nuk janë zgjidhur gjatë qeverisjes së BDI-së, ka thënë se do të zgjidhen me qeverinë e re ku pritet rishqyrtim i rasteve.
/Almakos.com