Për Raport progresin e suksesshëm nga Komisioni Europian ka folur edhe zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, i cili po e kryeson delegacionin qeveritar në Samitin e shefave të shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, e cila mbahet në Bërdo të Kranjit, në Slloveni, ku temat kryesore janë sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“U krijua momentum për të cilin jam i bindur do të dimë ta shfrytëzojmë. Motivimi me të cilin hymë në këtë proces është i fuqishëm dhe si shtet jemi të përgatitur të ndërmarrim shpejt dhe aty ku ka nevojë, reforma radikale”- theksoi Osmani.
Ky Samit mundëson të kuptohen përparësitë e bashkëpunimit rajonal, gjithpërfshirja duke theksuar cilësinë dhe përparësinë gjatë ndërtimit të marrëdhënieve të mira të ndërsjella, tha Osmani duke shtuar se vendet e rajonit për arsye të potencialit të përbashkët gjeografik, historik dhe socio-ekonomik duhet të ndajnë edhe të ardhmen europiane.
Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal, ku krahas Maqedonisë, janë anëtare edhe Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia.