Kandidati i LSDM-së, Hadi Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili kritikoi paraqitjen vjetore të presidentit Gjorge Ivanov. Osmani vlerëson se Grubit nuk i ka hije të reagojë kundër VMRO-së dhe Ivanovit, për shkak të kaluarës që ka në bashkëqeverisje me VMRO-në. Osmani poashtu thekson se Grubi po mundohet të bëhet patriot me zor.
“Ti dhe bashkëpartiakët tuaj nuk keni të drejtë të kritikoni as Gruevskin, as Mijallkovin, e as Ivanovin. Ivanovin e kritikojmë ne shqiptarët e LSDM-së, që e rrëzuam regjimin e VMRO-DPMNE-së. Shqiptarët nuk u besojnë fjalëve tua kundër VMRO-DPMNE-së, sepse e dinë që po mundohet të bëhesh patriot me zor”, thotë Osmani në deklaratën për Gazetën Lajm, përmes së cilës “godet” deputetin e BDI-së.
Osmani nuk e len me kaq, por shton se Grubi sot e kësaj dite “ëndërron” kthimin e koalicionit qeveritar BDI-VMRO, por kjo ëndërr nuk do të bëhet realitet.