Zv/kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka pohuar se ka pasur një bisedë të zhvilluar mes Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit.
Takimi supozohet te mbahet ne ditët ne vazhdim, pasi biseda e tyre ka qenë telefonike.
Osmani theksoi se nuk mund të thuhet se për cfarë është folur. Këtë e tha i pyetur nga mediat në vend se a bëhet fjalë për hyrjen e PDSH në Qeveri.
Ndryshe këto ditë pritet që edhe të mësohet ndarja e kulaçit qeveritarë të eshalonit të dytë dhe tretë mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët./Almakos.com/