Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se Kryesia Qendrore është duke disktuar dy mundësi, njëra për të hyrë në Qeveri dhe për tu bërë pjesë e saj dhe e dytë është që t’i japin përkrahje Qeverisë së pakicës, por për të ngelur ata në opozitës.
“Në seancën e kaluar kemi miratuar tekstin për Ligjin për gjuhën. Kjo ishte kushtë pa të cilën nuk mundej të vazhdoj bisedimet. Tani ekzistojnë dy instrumente për të realizuar këtë Ligj. Njëri është të marrim pjesë në Qeveri dhe e dyta është që të japim përkrahje një Qeveri të pakicës por ne të mbesim opozitë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se nuk beson se sot do t’i shterin argumentet dhe se do të merret vendim.
Powered by WPeMatico