Javën e ardhshme do të votohet ligji për gjuhët, thotë në një deklaratë për televizionin “Telma” zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Ai e hodhi poshtë mundësinë për ndryshimin e tekstit, sepse, siç tha, ai është harmonizuar
paraprakisht me dy partitë më të mëdha në bllokun maqedonas.
“Javën e ardhshme ligji për gjuhët sërish do të gjendet para deputetëve dhe pritet të votohet për të mirën e Republikës së Maqedonisë”, tha Osmani për televizionin.
Sipas osmanit, kjo Qeveri që në fillim ka vendosur të përballet me tre pengesa të mëdha në rrugën eurointegruese – marrëdhëniet e këqija me Bullgarinë, kontestin me emrin dhe përdorimin e gjuhës shqipe.
“Jam i bindur se nëse e tregojmë përkushtimin dhe guximin e njëjtë për ta sjellë ligjin, ndërsa do ta sjellin në ditët në vijim, gjithashtu marrëdhëniet ndëretnike do të jenë mbështetja më e madhe për ne, fuqia më e madhe inkurajuese që shteti të anëtarësohet në strukturat euroatlantike dhe më pas të mbetet çështja e fundit dhe ajo është çështja e emrit”, tha Osmani.