Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Progresi i arritur dje në Bruksel, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit.
Si një fqinj i afërt i të dy vendeve, inkurajojmë hapat e mëtejshëm për zgjidhje përfundimtare që do të sigurojë stabilitet dhe një perspektivë evropiane në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë tonë për të ndihmuar dhe kontribuar në çdo mënyrë të mundshme”, ka shkruar Osmani. /SHENJA/
Data 27.09.2026
Aktuale
- Fillon protesta për çlirimtarët në Shkup: Jo në emrin tim!
- Zbulim tronditës në Bardovcë të Shkupit – gjendet një trup i pajetë në kanal
- Fillon protesta për çlirimtarët në Shkup: Jo në emrin tim!
- GDI – ja ka dhënë një forcë shtytëse per zhvillimin global
- SHBA: Masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
- Zbulim i ri kundër kancerit, identifikohet proteina që “shter” qelizat imunitare
- Aksion nate në lokalet e Shkupit: 8 të arrestuar, mes tyre 3 të mitur
- Alby ‘çmend’ rrjetin, ekspozon asetet bombastike në postimin e fundit



