Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadores së re të ambasadores së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e funksionit, Osmani përcolli bindjen se dinamika pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve mike do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të saj”, informuan sot nga MPJ.
Sipas MPJ-së, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe shkëmbimi produktiv tregtar mes dy vendeve, gatishmëria për bashkëpunim aktiv dhe të hapur në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh, si dhe rëndësia e zbatimit të plotë të marrëveshjes së partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve– Marrëveshjes së Prespës, e cila hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Siç theksojnë nga MPJ, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të Greqisë në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.