Zëvëndëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani gjatë prezantimit të planit për reforma 3-6-9, ligjit për përdorimin e gjuhëve i ka dhënë dritë jeshile edhe pse i njejti ende nuk është implementuar. Sipas Osmanit çështje e ligjit është mbyllur, kurse së shpejti do të filloj të funksionoj.
‘’Do të presim edhe pak dhe ky ligj do të publikohet dhe do të filloj të funksionoj për mua dhe për ne kjo është çështje e mbyllur, pasi që parlamenti tre herë e ka votuar me shumicë të bindur- ligjin e gjuhëve. Ky është vullneti i shumicës parlamentare, politike Pengesat kanë qenë gjithmon i kemi tejkaluar dhe do ti tejkalojmë gjithmonë’’, deklaroi Osmani.
Osmani i bërë thirrje edhe njëher presidentit Ivaonv që ta nënshkruaj dekretin e Ligjit, duke e paraljmëruar se do të detyrohen të përdorin metodë tjetër për implementimin e tij.
‘’Presindetni ka për detyrë që ti bashkoj qytetarët në një shtet demokratik si Maqedonia e cila pretendon antarsimin në NATO. Ai nuk e ka luajtur këtë rol që kur është zgjedhur ka dhe disa ditë mundësi që ta bëj atë, përndryshe do të kujtohet në histori si person që nuk ka sjellur asnjë të mirë, për prosportietin, unitetin, për inkluzivitetin në Republikën e Maqedonisë. Nëse ai nuk e shfrytëzon mundësin do të përdorim metoda tjera se si ligji do të hyj në funksion, kurse metod të tillë ka’’, theksoi Osmani.
Ndryshe Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar të këtij viti kurse gjashtë ditë më vonë, Ivanov njoftoi për mosdekretimin e tij. Në bazë të konstatimit të tij, partia opozitare VMRO-DPMNE parashtroi mbi 35 mijë amendamente, por asnjëri prej tyre nuk u shqyrtua në Kuvend. Më 14 mars, ligji u votua për herë të dytë me 64 vota pro dhe 24 abstenim./Almakos