Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se në opinion po bëhen keqinterpretime sa i përket rizgjedhjes së gjykatësve. Osmani tha se rizgjedhja e gjykatësve nuk do të bëhet, as në Qeveri, e as nëpër selitë e partive politike dhe as nëpërmjet Vetingut, por se kjo kompetencë do t’i rikthehet Këshillit Gjyqësorë, shkruan Almakos.
“Qeveria nuk do të ndërhyje dhe nuk do të bëjë rizgjedhje të tillë të gjykatësve, por ashtu siç tha ministri, kjo kompetencë do t’i rikthehet fuqishëm Këshillit Gjyqësor dhe i njejti nëpërmjet kritereve cilësore dhe jo vetëm kuantitative do të vlerësojë se cilët gjykatës duhet të jenë pjesë e sistemit gjyqësorë dhe cilët nuk duhet të jenë. Gjykatësit as nuk do të zgjidhen nëpër selitë e partive, por as nëpërmjet sitetimit të vetingut që e zbaton Shqipëria”- tha zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani .
I pyetur nëse vonesa në shkarkimin e Marko Zvërlevskit mund të ndikojë negativisht në zbatimin e reformave në gjyqësor, Osmani sqaroi se reformat do të vazhdojnë dhe se herët a vonë çështja e shkarkimit të Zvërlevskit do të përfundojë.
“Tash është me rëndësi që të gjitha proceset që do të ndërmerren, qofshin reformuese apo kadrovike të jenë nëpër procedur ligjore. Të respektohen procedurat, e të njejtat të jenë inkluzive, ashtu që ajo iniciativë i ka kaluar të gjitha procedurat apo hapat ligjor, tani është në procedura parlamentare dhe ajo do të përfundojë herët ose vonë. Me rëndësi është të respektohen procedurat dhe të zbatohen reformat”- tha zv. Kryeministri, Bujar Osmani.
Kjo u tha sot në takimin e punës që zhvilluan zv.kryeministri Osmani mbajti dhe ministrin e drejtësisë, Bilen Saliu, sa u përket reformave që duhet të zbatohen në sistemin gjyqësor. Sipas tyre zbatimi i reformave në këtë sferë është një prej parakushteve themelore për anëtarësim në BE dhe jo rastësisht qasja e re e BE në negociatat për anëtarësim është që të fillojnë negociatat dhe të përfundojnë me hapjen dhe mbylljen e kapitujve 23/24, që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore të njeriut.
“ Ne si Ministri e Drejtësisë në kuadër të planit 3-6-9 në nën kapitullin “Drejtësia apo Gjyqësori”, veçmë kemi formuar këshillin për ndjekje të reformave në gjyqësor, gjithashtu kemi formuar edhe grupin punues, i cili do të bëjë përgaditjen dhe plotësimin e strategjisë të cilën Qeveria e R.së Maqedonisë duhet ta miratojë deri në tetor të këtij viti. Gjithashtu ky grup do të formojë edhe nëngrupe, të cilat do të punojnë në përpilimin dhe hartimin e disa ideve ligjore. Me masat qe planifikohen të ndërmerren shpresojmë të arrijmë rezultatin e dëshiruar për të pasur një system gjyqësore të drejtë dhe të pavarur”- tha ministri Bilent Saliu.
Në planin 3-6-9 numri më i madh i masave (13) nga 73 sa janë gjithësej, parashihen për gjyqësorin, përgjegjëse për të cilin është Ministria e Drejtësisë.
Evi Shkopi
Almakos.com