Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në emisionin e sotëm “Rruga drejt” në Alsat tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen apo të krijojnë panik për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Ai potencoi se gjendja e jashtëzakonshme thjeshtë do të thotë shtim i kompetencave të Qeverisë për të marrë vendime, raporton news33.
“Thënë ndryshe, nuk është e vërtetë se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, qytetarët nuk do të mund të lëvizin nga qyteti në qytet, apo nuk do të thotë se do të ketë orë policore. Gjendja e jashtëzakonshme thjeshtë i lehtëson punë Qeverisë që të sjellë vendime që kanë forcën e ligjit”, theksoi Osmani.