Ish ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, kandidat tani i BDI-së për kryetar të Çairit ka reaguar ndaj videos ku është prerë vetëm një pjesë ku flet për Izraelin. Ai thotë se ka deklaruar edhe se mbështet formimin e Palestinës si shtet i pavarur, njofton Top24
Osmani madje tregon edhe fakte për këtë ku dëshmon se ai ka lobuar për njohjen e shtetit palestinez dhe se qëndrimi aktual i shtetit të Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, është kontribut i tij.
“Maqedonia e Veriut nuk ka pasur qëndrim për ta mbështetut shtetin palestinez, ajo që kam bërë unë, që politikën e dy shteteve, e cila është politikë e Bashkimit Evropian, ta zyrtarizojmë si politikë të jashtme dhe Maqedonia e Veriut tani mbështet formimin e shtetit palestinez. Ky është kontributi jonë, kontributi im”, tha Osmani.