Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media me kolegun e tij bullgar, Nikollaj Milkov, informoi se muajin e ardhshëm në Shkup do të organizohet një forum i përbashkët biznesi mes dy vendeve.
Ai thekson se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë shoqata në çdo bazë, por kjo duhet të jetë në frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.
“Ligji qëllimi i të cilit ishte t’i përgjigjej momentit dhe të parandalonte sabotimin e komuniteteve nga palët e interesuara. Për faktin se disa çështje në vetë ligjin janë kontestuese, do t’i rekomandoj Qeverisë që Ligjin ta dërgojë në Komisionin e Venecias, në mënyrë që ai të thotë nëse ka apo jo elemente që kontestohen në të”, tha Osmani duke u përgjigjur në pyetjen për ndryshimet në Ligjin për shoqata dhe fondacione me emra të diskutueshëm.