Kandidati i AKI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja” deklaroi se 19 tetori është udhëkryqi i historisë.
“Pas 19 tetorit shteti do merr kahje. Para se gjithash, në 19 tetor, qytetarët do të bëjnë disa vendime. 1 do te çlirojnë Çairin, 2 do e rrëzojnë këtë qeveri 3 do e rrëzojnë konceptin, vetëm zëdhënës është Mickoski, i konceptit revizionizmit dhe kthimit të shtetit monoetnik dhe margjinalizimit të shqiptarëve dhe 4 rikthimin e rrugës evropiane. Me një votë do të japin kahje historisë. Prandaj kam thënë 19 tetori është 13 gushti i dytë, dhe njerëzit ashtu sic na pyesin sot ku keni qenë më 13 gusht do të pyesin ku keni qenë më 19 tetor”, tha Osmani.
Ai deklaroi se ka hyrë në këtë betejë për të qenë argat i ruajtjes së kursi dhe sakrificës së njerëzve dhe gjakut të njerëzve.
“Dilni dhe votoni për shkak se pikërisht këtu në Çairi na ka ra barra e prishjes së këtij laboratori që donë të instalon isa koncepte që janë në kundërshtim me vlerat tona”, tha Osmani.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së


