Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani pati një takim me Drejtorin e Fondacionit Fredrih Ebert Shtiftung në Maqedoni, Frank Hantke.
Takimi Osmani Hantkes pason vizitën e Zëvendëskryeministrit në Berlin me ftesë të Ministrit Gjerman të shtetit Mihael Rot, me çrast bisedoi edhe me Aleksandër Kalvajt, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar në fondacionit Fredrih Ebert.
Zëvendëskryeministri në takim informoi Drejtorin Hantke për realizimin e Planit 3-6-9, lidhur me reformat e zbatuara për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit, Osmani iu referua edhe progresit të arritur në marrëdhëniet ndërfqinjësore të vendit që janë të dukshme: u nënshkrua Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ndërsa vizita e Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Koxias, gjithashtu paraqet sinjal për zhvillim pozitiv të marrëdhënieve fqinjësore me Greqinë, por edhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend me miratimin e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Zëvendëskryeministri Osmani në takim kërkoi nga Hantke mbështetjen e Fondacionit në zbatimin e reformave të Qeverisë së re, që janë prioritare për këtë periudhë, në veçanti mbështetje për procesin e transformimit të fushave në përfshirjen e shoqërisë civil në më shumë nivele dhe mbështetjen e aktivizmit qytetar, promovimin e dialogut shoqëror, integrimin evropian të vendit dhe bashkëpunimi rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen e dialogut mes aktorëve politik për arritjen e konsensusit për çështjet që janë të rëndësisë së veçantë për Maqedoninë. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi është i kënaqur me funksionimin e deritanishëm të Fondacionit Fredrih Ebert, që në Maqedoni vepron nga viti 1996 dhe është partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm për bashkëpunim.