Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot kanë inspektuar punimet në rrugën “Fan Noli” në Çair. Këtë përmes një postimi në Fejsbuk e ka bërë publike vetë Osmani, duke u përmbushur një nga premtimet e fushatës lokale, njofton Medial.mk.
“Premtimet nga fushata lokale dita – ditës po jetësohen! Për Çairin që duam”, ka shkruar Osmani.