Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim të me homologun e tij turk, Hakan Fidan, në kuadër të Forumin Diplomatik të Antalisë. Në këtë takim, dy ministrat shprehën kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe u pajtuan që të organizojnë një takim të përbashkët mes qeverive për të thelluar bashkëpunimin dhe miqësinë tradicionale.
Osmani shtroi rëndësinë e partneritetit tradicional midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Turqisë si mikut dhe aleatit të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të shtuar shkëmbimin tregtar dhe turistik mes dy vendeve, duke përmendur rritjen e vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare në vitet e fundit.