Para pak minutash filloi të qarkullojë një lajm në Televizionit TELMA dhe RTV21, sipas të cilit ministrat Hazbi Lika dhe Kreshnik Bekteshi do të largohen nga qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev, raporton portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli ne SHKUP.
Sipas raportimeve thuhej se, Lika dhe Bekteshi do të largoeh nga Qeveria e Maqedonisë dhe do të zëvendosohen me kuadro të reja, mjekun Atilla Rexhepin dhe profesorin Argëtim Saliun.
Megjithatë, reagimi i zv/kryeministrit të Maqedonisë për cështje të eurointergrimeve, Bujar Osmani ka qenë i menjëhershëm kur ka parë se lajmi është i rrejshëm dhe e ka demantuar.
Osmani njoftonë se ky lajm nuk është i vërtetë. Ai në facebook shkruan shkurt.” Bujar Osmani 31 minuta.
FAKE NEWS!
lajm i rrejshëm!
Nuk dihet ende burimi i këtij lajmi të sajuar dhe arsyet e sajimit të një “dorëheqje dhe largimit të ministrit HAZBI LIKA dhe KRESHNIK BEKTESHIT” të tillë, por duhet të ketë qenë thjesht një shaka nga portalet të lidhura me mediat maqedonase, që më pas u kthye në një lajm duke qarkulluar nëpër media të ndryshme.

