“BDI është partia e parë ne Çair për këshilli të komunës me 27. 5 të votave të qytetarëve me 9 këshilltar dhe BDI rikthen Çairin”- Bujar Osmani shef i shtabit te Visar Ganiut, kandidat për Çairin.
Ne e morëm mesazhin nga votimet e fundit dhe sollëm një energji te re, hartuam një program garuam me një kandidat shumë të mirë pa ndonjë njolle politike ose profesionale deklaroi në pres konferencën Bujar Osmani, shef i shtabit të BDI në Çair. Sipas tij, Visar Ganiu është emër i ri i Çairit i cili dëshmoi se me seriozitet dhe me një program të përpiluar sipas kërkesave të qytetarëve fiton mbështetjen qytetarëve. Koalicioni jonë me lSDM është bërë në nivel lokal për mbështetjen e kandidatit për kryetra dhe ky koalicion është bërë para zgjedhjeve lokale dhe të gjithë e kanë ditur se për kë votojnë theksoi Osmani. Në anën tjetër kishim koalicione të fshehta të partive, por qytetarët tashmë e dinë se për kë votojnë dhe cili është kandidati më i mirë që mund të punojë për këtë komunë. Çairit nuk i duhet një kryetar që nuk ka mbështetjen e këshillit, të qytetit të Shkupit dhe të qeverisë, por Çairit i duhet një kandidat që ka mbështetjen e të gjitha strukturave , një kandidat që ka hartuar një program në bazë të kërkesave të tyre dhe ky është Visar Ganiu, tha në pres konferencën për medie Bujar Osmani, shef i shtabit.