Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sonte ka vazhduar takimet me qytetarët, ku në një bashkëbisedim në familjen Mustafa, u shtjelluan tema të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Çairit.
Postimi i plotë i Osmanit:
Në familjen e nderuar dhe bujare Mustafa patëm një bashkëbisedim tejet produktiv, ku u prekën çështjet më të ndjeshme që preokupojnë qytetarët e Çairit. Atmosfera mikpritëse dhe fjala e sinqertë e kësaj familje janë dëshmi se Çairi ka burime të pashtershme energjie, vullneti dhe dashurie për vendin tonë.
Të gjithë ndajmë të njëjtat brenga: nevojën për institucione që punojnë me transparencë, për rrugë të pastra e të ndriçuara, për hapësira të gjelbra e për një jetë më cilësore. Këto nuk janë thjesht dëshira individuale, por aspirata të përbashkëta që na bashkojnë si komunitet.