Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot kishte takim me Ambasadorin e Sllovakisë në Maqedoni, Martin Bezak, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.
Zëvendëskryeministri Osmani e theksoi rëndësinë e ndihmës bilaterale si dhe mbështetjen e Republikës së Sllovakisë në kuadër të Grupit të Vishegradit për integrim euroatlantik të Maqedonisë.
Osmani gjithashtu theksoi se kriza e gjatë politike në vend ka ndikuar në të gjitha segmentet e shoqërisë duke përfshirë këtu edhe tempin e reformave për BE. Ai nënvizoi se është obligim i Qeverisë të fokusohet në ngritjen e serishme të imazhit pozitiv të vendit si dhe kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që duhet të shfrytëzohet momentumi i ri i Qeverisë, për t’u fokusuar në qëllime që janë realisht të realizueshme dhe të cilat do të japin rezultate konkrete në procesin e integrimit evropian.