Kandidati i Lidhjes Social Demokrate për Komunën e Likovës, Hadi Osmani në një status në rjetin social facebook ka akuzuar deputetët e BDI-së, se të njëjtit me vite të tëra i kanë gënjyer shqiptarët dhe nuk kanë bërë asgjë në të mirën e këtij populli, përcjell Almakos.com.
“Që nga viti 2002 i gënjyet shqiptarët dhe nuk bëtë asgjë. U desht të dalim në skenë unë dhe Muhamed Zeqiri bashkë me shumë shqiptarë të tjerë në LSDM, që bashkë me Zoran Zaevin të sjellim ligjin për gjuhën shqipe dhe ju të mund të bëni një foto. Keni dal shumë qesharak, e dijnë shqiptarët kush po e zyrtarizon gjuhën shqipe dhe kush i gënjeu 15 vite. Ne s’bëjmë foto, bëjmë punë”, shkruan Osmani.
