Zv kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në emisionin Zig Zag në TV ART ka thënë se anëtarisimi i Maqedonisë në NATO është rrugë pa alternativë.
“Është vit historik i papërsëritshëm për shkak se viti 2019 është vit i humbur sepse do të ketë zgjedhje për parlamentin evropian do të ketë zgjedhje në Greqi e Maqedoni ato presidenciale. BE-ja e ka kuptuar se me Ballkanin oerëndimor jashtë saj është më pak e sigurtë, kjo u tregua edhe me krizën e emigrantëve. Ky refokusim duhet të shfrytëzohet”, ka thënë Osmani.