Zëvëndës kryeministri për çështje evropjane, Bujar Osmani sot paralajmëroi për rrezikun e bisedimeve për emrin nëse debati për rrjedhën e negociatave zhvillohen në media. Osmani konsideron se negociatat duhet të kufizohen në nivelin e grupeve negociuese, pasi që procesi është ende në fazë fillestare, njofton Almakos.
‘’Unë mendoj se çelsi i suksesit të negociatave është të jenë negociata për momentin të kufizuara në nivel të grupeve negociuese model për të dështuar ky proces është negociatat nëpërmjet mediave, negociatat publike, për shkak se e dimë nga eksperienca e kemi provuar në të kaluarën gjithmonë kur kemi qenë afër zgjidhjes debati publik e ka rrënuar procesi në fazë të hershme në fazë të papërgaditur’’ ka deklaruar Osmani.
Ai përësriri qëndrimin e kryeministrit se nga shtatë pikat në negociata tre më të lehta janë mënjanuar, kurse grupet negociuese po punojnë në pikat që janë thelb i kontestit.
‘’Njerëzit të cilët janë zgjedhur nga qytetarët po bisedojnë ende po i harmonizojmë qëndrimet. Janë disa pika të cilat janë më të lehta që në fillim nuk kanë qenë pengesë në bisedime, kurse janë disa pika që janë thelbi i kontestit ashtu që duhet të lejojmë grupet që të punojnë,’’ ka thënë Bujar Osmani.
Osmani shtoi se qytetarët nuk do të mbesin jasht kësaj çështje, por duhet të presin që procesi të përparojë në atë fazë për të ndarë rezultatet e negociave me publikun.
Almakos.com
Arbnora Memeti