28 Shkurt
OSBE/ODIHR në ueb faqen zyrtare të tyre kanë publikuar raportin final për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Në raport thuhet se këto zgjedhje ishin test për funksionimin e institucioneve demokratike, të cilave iu paraprinte kriza politike.
Në raport janë nënvizuar një sere vërejtjesh, disa prej të cilave i përkasin punës së KSH-zë, gjegjësisht organizimit të brendshëm të këtij institucioni, problemet me listat zgjedhore si dhe tejkalimi I disa afateve konkrete ligjore.
Rekomandimet e theksuara në raport kanë për qëllim që të përmirësojnë zbatimin e zgjedhjeve në Maqedoni. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë me shqyrtimin e Listës zgjedhore, rritjen e transparencës dhe efikasitetin e punës së KSHZ-së, kontroll të rregullt të Listës zgjedhore dhe intervenimit të shpejtë në rastet kur votuesit nuk gjenden në Listë dhe nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës. Në raport gjithashtu theksohet edhe pavarësia e mediave.
Në raport gjithashtu zë vend edhe fushata zgjedhore e partive politike me çrastë mes tjerash thuhet se VMRO-DPMNE-ja ka zhvilluar fushatë me retorikë negative.
Raportin e plotë të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 dhjetorit mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

