Rreth një muaj na ndan nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, realizimi me sukses i të cilave është një nga pikat më të rëndësishme të planit 3-6-9.
Këto zgjedhje duhet të jenë të drejta, të qeta, demokratike dhe të lira, e për realizimin e kësaj organet përgjegjëse tashmë kanë filluar të veprojnë.
Misioni i OSBE/ODIHR më 18 shtator fillon me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që do të realizohen në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Gjithsej 336 vëzhgues do të sistemohen nëpër gjithë vendin.
“16 ekspertë të OSBE/ODIHR tashmë ndodhen në vend, ndërsa atyre këtë javë do t’u bashkëngjiten edhe 20 vëzhgues tjerë afatgjatë, të cilët do të vendosen në gjithë vendin, nga dy persona në ekip, duke filluar prej 18 shtatorit. Është e rëndësishme që të kuptohet se ne vetëm i mbikëqyrim zgjedhjet dhe se nuk përzihemi në procesin, për çka raportojmë.”- tha Ambasadorja Odri Gloëwer – shefe e misionit.
Në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit do ta ndjekin hapjen e vendvotimeve, procesin e votimit, numërimit dhe paraqitjen e rezultateve. Misioni do të publikojë një raport periodik gjatë punës së tij, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të jepet një deklaratë mbi përshtypjet fillestare dhe përfundimet, ndërsa raporti përfundimtar i vëzhgimit do të publikohet rreth tetë javë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Këto janë zgjedhjet e 16 me radhë të cilat I monitoron misioni I OSBE/ODIHR.
Evi Shkopi
Almakos.com