Prezenca e OSBE-së në Tiranë me anë të një reagimi për shtypin, ka shprehur shqetësimin e saj, sa i përket incidenteve me gazetarët këto zgjedhje që lamë pas.
OSBE i referohet disa rasteve që kanë ndodhur me gazetarët gjatë raportimeve të tyre, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 majit.
Rastet sipas OSBE-së kanë të bëjnë me frikësimin dhe pengimin e gazetarëve. Edhe një herë tjetër, OSBE thekson rëndësinë jetike të lirisë së medias.
Reagimi i OSBE:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.