Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi u zhvilluan mirë dhe kandidatët mund të zhvillonin fushatë lirisht, mirëpo stabiliteti ligjor u dëmtua nga rishikime të konsiderueshme të kornizës ligjore dhe të dekreteve qeveritare të mëpasshme, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në deklaratën e sotme.
“Është një kohë shumë sfiduese për të mbajtur zgjedhje, dhe ne i njohim përpjekjet e autoriteteve për t’u përshtatur me rrethanat e reja,” tha Laima Andrikienė, Shefja e Misionit të posaçëm për vlerësimin e zgjedhjeve të ODIHR-it. Megjithatë, ka çështje të pazgjidhura në ligjin dhe procesin zgjedhor që shpesh çojnë në marrëveshje politike të momentit të fundit. Kësaj duhet kushtuar vëmendje serioze nga ana e autoriteteve përpara zgjedhjeve të ardhshme. ”
Rreth 1.8 milion njerëz kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë së KOVID-19. Administrata zgjedhore e përfundoi punën e saj brenda të gjitha afateve ligjore, megjithë ndërlikimet e shkaktuara pasi procesi zgjedhor u pezullua. Vetë dita e zgjedhjeve kaloi pa probleme, përkundër disa sfidave teknike me raportimin e rezultateve. Sidoqoftë, çështjet e vjetra strukturore gjatë përpilimit të regjistrit të votuesve mbeten të pa trajtuara.
Korniza ligjore u ndryshua në mënyrë thelbësore pak para shpalljes së zgjedhjeve, që është në kundërshtim me praktikën e mirë ndërkombëtare. Mospërputhjet e vazhdueshme dhe formulimet e paqarta dëmtojnë qartësinë ligjore dhe ende kanë nevojë për rishikim thelbësor.
Kandidatët patën mundësinë vërtetë të garojnë si dhe të japin mesazhet e tyre, megjithëse fushata u karakterizua me retorikë negative për dallim nga diskutimet mbi përmbajtjen e politikave. Mbulimi mediatik i zgjedhjeve në përgjithësi pati mungesë të një vlerësimi kritik të platformave dhe rregullave mbi reklamat politike me pagesë, të cilat favorizuan tre partitë më të mëdha.
MPVZ – Misioni i posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve i ODIHR-it në Maqedoninë e Veriut filloi punën e tij në 19 qershor dhe do të përfundojë në 23 korrik. MPVZ u përqëndrua në çështjet e identifikuara nga misioni i vlerësimit të nevojave të ODIHR-it me qëllim të vlerësimit se në çfarë shkalle këto zgjedhje u mbajtën zgjedhjet në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Misajllovski: Gjendja e sigurisë është stabile, duhet të fokusohemi në pasojat ekonomike për shkak të luftës në Iran
- Ekstradimi i 2 kushërinjve të dënuar për vrasje në Itali, Policia del me njoftim zyrtar: Roma i kishte ndër 100 personat më të kërkuar! Operacioni i kapjes në kushte të vështira dhe…
- EMRAT+FOTO/ U ekstraduan drejt Italisë për vrasjen e vitit 1999, kush janë dy kushërinjtë dibranë! Ja dënimet që do vuajnë në Napoli dhe historia e krimit
- Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Dy të arrestuar dhe dy nën procedim, 700 mijë euro kokainë në një marrëveshje ‘biznesi’ dhe…
- Mexhiti: Paqja dhe solidariteti janë mesazhi i Fitër Bajramit
- Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur
- Voziste veturë nëpër shtegun për këmbësorë, gjobitet shoferja nga Shkupi
- Vrasja gjatë përleshjes për territoret e trafiqeve në Itali, arrestohen pas 27 vitesh kërkimi 2 kushërinjtë shqiptarë! Tirana ia dorëzon Romës, historia e krimit


