OSBE, respektivisht misioni i saj për vëzhgimin e zgjedhjeve, ODIHR, e quan BDI-në partner tradicional të VMRO-DPMNE-së. Në raportin e përgatitur lidhur me zgjedhjet e fundit, ODIHR ka bërë një retrospektivë të ngjarjeve që kanë ndodhur në skenën politike gjatë tërë vitit 2017/lajmpress.com
“Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016, formimi i qeverisë u paraqit si sfidë. Partia Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) nuk arriti marrëveshje me partnerin e saj tradicional të koalicionit, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)”, thuhet në raportin zyrtar të OSBE-së, shkruan Gazeta Lajm. Kjo si duket është edhe një përgënjeshtrim i tentimeve të BDI-së për të akuzuar parti tjera shqiptare se bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE-në edhe pse gati 10 vite ishin bashkë në koalicion. Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë Link.