Tetovë – Qendra e Kulturës Tetovë ka njoftuar organizimin e një mbrëmjeje të veçantë muzikore me pjesëmarrjen e dy artistëve të njohur, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka. Koncerti do të mbahet më 21 nëntor 2025, në orën 20:00, në ambientet e Institucionit Nacional të Qendrës së Kulturës Tetovë.
Në skenë do t’i shoqërojë Gent Rushi Band, me përbërje:
Gent Rushi (piano), Arbër Cerri (gitarë), Emiljan Dhimo (bateri), Ermal Rodi (trumpet/sax), Eno Gjoka (saksofon/klarinetë) dhe Angelin Toma (bas).
Ngjarja pritet të sjellë një mbrëmje të pasur me muzikë cilësore dhe interpretim të veçantë nga artistë të afirmuar të skenës shqiptare.



