Organizata sindikale e prokurorive në vend paralajmëron se ndodhet në prag të kolapsit të plotë. Ata pretendojnë se puna e tyre nënvlerësohet, pagat janë të ulëta, dhe për shkak të gjithë kësaj përballen me largim të vazhdueshëm të stafit. Në një njoftim me shkrim, ata theksojnë se pika e ndritshme është ligji i ri për shërbimin e prokurorisë publike, i cili është në proces përgatitjeje, por gjithashtu theksojnë se as ai nuk përmban elementët kyç. Sindikata e punonjësve të prokurorive në gjithë vendin vendos tre kërkesa kryesore – pjesëmarrje e detyrueshme në negociatat për këtë ligj, miratimi i projektligjit të përgatitur nga grupi punues dhe rritja e pagave si dhe rregullimi i të gjitha elementëve në marrëdhënien e punës. Ata gjithashtu bëjnë thirrje që ligji për shërbimin e prokurorisë publike të miratohet pa shtyrje, me përgatitje urgjente të akteve nënligjore dhe heqjen e barrierave për fuqizimin e stafit të shërbimeve. /Alsat.mk
Data 17.10.2026
Aktuale
- Protesta e madhe në Prishtinë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit
- Pas Joe Wilson, reagon edhe kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë, të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën
- Tensioni në Tiranë: Një veturë policie digjet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
- OKB në Shqipëri sërish apel për dialog dhe uljen e tensioneve: Dhuna e papranueshme! Liria e shtypit duhet respektuar
- Zjarr në Gjykatën e Lartë: Protestat shpërthejnë në dhunë dhe kaos
- Studentët shqiptarë në kontakt me kolegët serbë për protestat
- Merz: Gjermania nuk do ta lërë Ukrainën të përballet e vetme me Rusinë
- Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të plumbave të gomës



