Organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare Zyra Rajonale për bashkëpunim me të rinjë, e njohur si RYCO, në hapësirat e Agjencisë për rini dhe sport të Maqedonisë, i nënshkroi kontratat e para për përkrahje projekti me katër grantistët nga Maqedonia: OJQ “Qendra për Dialog interkulturor” nga Shkupi, OJQ “Forumi Rinor Edukativ ” nga Shkupi, OJQ “Kreator” nga Kumanova si dhe Shkolla e mesme “Kosta Sushinov” nga Radovishi.
Bashkëpunimi mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor por dhe në Maqedoni mbetet prioritet i Agjencionit për rini dhe sport, deklaroi Drejtori i Agjencisë z. Darko Kaevski, i cili gjithashtu i inkurajoi organizatat të cilët e morën përkrahjen nga RYCO, të vazhdojnë me promovimin e paqes dhe pajtimit duke i lidhur të rinjtë në rajonin e Ballkanit perëndimor.
Përfaqësuesi i të rinjve nga Maqedonia në bordin kryesues të RYCO, z. Vladimir Gjrgjevski, u zotua se do t’i reflektojë nevojat por dhe brengat e të rinjve nga Maqedonia në politikat e RYCO-os, si dhe pozicionimin më të mirë të interesave të të rinjve në Ballkan dhe Evropë.
Në fund të ngjarjes Udhëheqësi i zyrës së RYCO në Maqedoni, z. Albert Hani prezantoi të dhëna nga analiza e thirrjes së tyre për projekte në Nëntor 2017, me atë që theksoi se nga 421 aplikantë, 35 projekte janë përkrahur në nivel rajonal, nga të cilat 61 aplikime nga Maqedonia, me shumë totale prej 900.000 Euro.
Nga numri total, 255 kanë aplikuar për projekte lidhur me temën e Ndërrimeve ndërkulturore ndërsa 154 për inkluzion social dhe ballafaqim me të kaluarën, gjë që na vë në dije se të rinjtë kanë dëshirë të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre në rajonin e Ballkanit, por dhe se ka mangësi të dukshme të kapaciteteve në mesin e sektorit civil për tu marrë me tema më të ndjeshme siç janë Inkluzioni social dhe ballafaqimi me të kaluarën.