Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai gjatë takimit me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi që realizoi në Madrid, arritën marrveshjen që Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) do të përkrahë Maqedoninë në zhvillimin e ekonomisë, duke vënë theks të veçantë tek zhvillimi i turizmit në vend.
Bekteshi me këtë rast e ka njoftuar Rifain për prioritet e Qeverisë së re të Maqedonisë e cila ka për synim zhvillimin ekonomik.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifai gjithashtu ka premtuar se organizata e tij do të ndihmojë Maqedoninë në realizimin e përcaktimeve të saja në tërheqjen e një numri sa më të madh turistësh pasi që siç është shprehur ai Maqedonia është një vend mik i Organizatës Botërore të Turizmit.
Gjatë qëndrimit në Madrid, Ministri Bekteshi ka mbajtur edhe një ligjëratë para studentëve të Universitetit “Karlos 3”në temën “Investimet në Maqedoni”. Ai gjatë kësaj ligjërate ka njoftuar studentët me kapacitetet ekonomike dhe investuese që ka Maqedonia si shtet.