Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni kanë sjellur elemente të reja në skenën politike. Kështu ka vlerësuar analisti Sasho Ordanovski gjatë debatit “Maqedonia në rrugë pa krye” të organizuar nga CIVIL. Ordanovski duke folur për platformën e partive politike shqiptare, tha se ndërkombëtarët kanë humbur besimin te Ali Ahmeti dhe se atë më nuk e shohin si liderin që do të zgjidhte problemet në vend. Ai e ka thënë se Ali Ahmeti po shkon në histori.
“Ne e përjetuam incidentin e Kumanovës dhe ai ka ndikuar thellë mbi perspektivat e bashkësisë ndërkombëtare në faktorët e brendshëm politik. Ai ishte kulmi kur VMRO humbi mbështetjen e ndërkombëtarëve. Edhe BDI dhe Ali Ahmeti para së gjithash u tregua si faktor i cili nuk mund të garantoj se kanë fuqi të balancojnë me një pozitë pak më të komplikuar. Ali Ahmeti në kuptimin politik është histori e Maqedonisë. Është pyetje tjetër se deri kur do të zgjas. Më vjen keq që nuk u tërhoq nga politika kur ishte në kulmin e tij. Por rrëzimi i tij tani mund të shkoj vetëm më poshtë.”, ka deklaruar analisti politik Sasho Ordanovski.
Ndërkohë, analisti Ramadan Ramadani, duke folur mbi formimin e Qeverisë së ardhshme, tha se këtë herë formimi i Qeverisë nuk varet vetëm prej numrave të mandateve, por ka edhe procese të tjera të rëndësishme, siç është procesi i lirimit të shtetit nga partitë dhe tjetra. Ndërkohë, ai theksoi elektorati shqiptar solli në skenën e opozitës subjekte të reja politike.
“E dini se te pjesa e elektoratit shqiptar tash më kemi një opozitë apo pozitë të re varësisht se si do të zhvillohen punët, por kemi një lëvizje të tërë të re e cila fitoi një grup parlamentar ajo është Lëvizja Besa dhe LR PDSH e cila ka 3 deputet, por në njëfarë mënyrë ajo ishte fitorja e votzuesve shqiptar për rrëzimin e PDSH-së nga një front ku aktronte opozitën e cila ishte besnike deri në vdekje e Qeverisë”, ka thënë analisti politik Ramadan Ramadani.
Panelistët në këtë debat nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë që në Maqedoni të ketë përsëri zgjedhje të parakohshme.
Teuta Buçi /SHENJA/