Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Shkupit, në këtë moment po jemi dëshmitarë të një tmerri që nuk guxon të përsëritet – po shkatërron mjedisin jetësor dhe drejtpërdrejt po e rrezikon shëndetin e qytetarëve të Shkupit!
Që nga fillimi, së bashku me kolegët e mi Boban dhe Dejan, jemi në terren dhe po japim gjithçka nga vetja për ta vënë nën kontroll këtë zjarr të tërbuar.
Kemi angazhuar kompani shoqërisht të përgjegjshme, të cilat me makineri dhe rërë po ndihmojnë në shuarjen e tij.
Me ne janë edhe ekipet e Shërbimit Zjarrfikës të Shkupit dhe të Ministrisë së Brendshme. Po përdoren të gjitha forcat e disponueshme për ta vënë nën kontroll këtë katastrofë!
Ajo që po ndodh është një krim kundër popullit, kundër njerëzve të Shkupit.
Dikush po luan me durimin dhe shëndetin tonë!
Drejtoj apel deri te të gjitha institucionet kompetente: veproni menjëherë dhe pa mëshirë!
Shkupi dhe qytetarët e tij nuk guxojnë të mbyten në tym dhe helm!
Ne do të mbetemi në terren me qytetarët, deri në shuarjen e plotë të zjarrit.